MENU
klinika

Pak para nisjes së sezonit të ri televiziv

Zbulohet emisioni i Ilda Bejlerit

31.08.2019 - 21:02

Pas largimit të bujshëm nga ‘Digitalb’ Ilda Bejleri është gati që sezonin e ri të bëjë namin në ‘Top Channel’.

Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja mbrëmjen e kaluar nëpërmjet një postimi në Instagram, ndërsa pak minuta më parë ka zbuluar edhe emisionin.

Ilda ka treguar se sezonin e ri televiziv do e shohim tek emisioni “Procesi Sportiv” ku do të prezantojë së bashku me Ed Manushin.

Emisioni do të nisë më 9 shtator dhe Ilda ka premtuar se ky sezon do të jetë si asnjëherë më parë.

Sezonin e kaluar këtë pozicion e mbante Nevina Shtylla, e cila në shtator do të jetë shërish pjesë e “E Diell”.