MENU
klinika

Zgjedhjet në Kosovë

Haradinaj konfirmon: AAK koalicion me PSD-në

19.08.2019 - 14:30

Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.

Kështu tha pas takimit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ka dominuar tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votuar me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha ai.

AAK gjithashtu e ka konfirmuar edhe përmes një komunikate për mediat.

Aty thuhet se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj që ta zgjerojë koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së”, thuhet në komunikatën e AAK-së

Gjithashtu ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD-së në të cilën pritej të vendosej lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK-në.

Pas kësaj mbledhje, anëtarët e PSD-së nuk janë deklaruar. Mësohet gjithashtu se është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.

AAK-ja ka qenë pjesë e qeverisë, duke e udhëhequr atë. Ndërsa PSD-ja ka qenë pjesë e opozitës.

Pse Ballkani është ende peng i liderëve etno-nacionalistë...

Zgjidhja e konfliktit Serbi-Kosovë, rruga kryesore për të dalë nga…

Ai deklaroi se është kundër ndryshimit të kufijve, por...

Deklarata e fortë e Vuçiç: Ndryshimi i kufijve…

"Përmes vaksinimit masiv të popullatës mund të shohim së shpejti fundin e pandemisë"

Mjekja shqiptare nga Gjermania flet për sigurimin e vaksinave…

“Kurti 2” i kalon 52 ditë qeverisje

Si ka ecur deri tani drejtimi nga Albin Kurti?

"Mos ja luj nanen, kryeministër, me patetizëm! Kqyr vaksinoj këta që po jesin"

Albin Kurti homazh për Ismet Bogujevcin, reagon Sali Mehmeti