MENU
klinika

Frikë në Greqi

Zhduket një tjetër shkencëtare, doli për vrap

07.08.2019 - 10:02

Zhduket një tjetër shkencëtare në një ishull grek. Shkencëtarja britanike Dr. Natalie Christopher është zhdukur në mënyrë misterioze ndërsa po vraponte në një ishull grek. 34-vjeçarja humbi gjurmët në Ikaria, ndërsa mungesën e saj e ndjeu fillimisht partneri, i cili ngriti alarmin për zhdukjen e saj.

Dr. Christopher, nga Londra, mbërriti në ishull të shtunën për një pushim të shkurtër para se të nisej të hënën për në Qipro. Kur partneri i saj u zgjua nuk e pa atë në dhomë, ndërsa e kishte telefonuar dhe 34-vjeçarja i kishte thënë se do të dilte për vrap. Por më vonë ai nuk mundi të lidhej më me të, kështu që tre orë më vonë ai thirri policinë.

I dashuri i tha Protothema News se Christopher i kishte thënë se po vraponte në një kodër në një pjesë shkëmbore të ishullit dhe i premtoi që do të tregohej i kujdesshme. Por kur ajo nuk ishte kthyer deri në orën 11 të mëngjesit, ai u shqetësua dhe informoi pronarin e pronës që kishin marrë me qira çifti, i cili më pas e thirri policinë.

Christopher është një astrofizikane e njohur, që kryen hulumtime në Universitetin Evropian Qipro në grupin e Astrofizikës dhe Performansës së Lartë. Së fundmi ajo jetonte në Qipro. Zhdukja e Dr Christopher vjen një muaj pas ngjarjes së rëndë, kur shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton u përdhunua dhe më pas u vra në Kretë.

Krimi u krye nga një burrë vendas dhe sulmi seksual ishte motivi i ngjarjes. Dr. Eaton u gjet e vdekur në fund të një shpelle e cila u përdor nga nazistët për të ruajtur armë gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë Cania.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krimi që tronditi Greqinë

Fermeri vret shkencëtaren amerikane