MENU
klinika

"Shpresoj të më vënë në vështirësi"

Zidane ‘përulet’ me Bale dhe James!

16.08.2019 - 21:06

Reali i Madridit i sezonit të ri do të bëjë debutimin zyrtar nesër në mbrëmje, në transfertën përballë Celta Vigos, ndërsa trajneri Zinedine Zidane deklaroi në konferencë për shtyp se skuadra është gati për startin e kampionatit.

“Jam shumë i kënaqur me organikën që kam në dispozicion dhe jam totalisht i përqendruar për sfidën e nesërme ndaj Celta Vigos. Shpresoj që edhe futbollistët e mi të jenë të përqendruar, pasi bëhet fjalë për një kundërshtar që luan mjaft mirë në shtëpi”, deklaroi francezi.

James Rodriguez dhe Gareth Bale ishin dy të padëshiruarit e Zidane për sezonin e ri, por Florentino Perez vuri veton, duke i mbajtur të dy në skuadër, ndërsa trajneri francez bëri një hap pas nga deklaratat e mëhershme për ta.

“James qëndroi dhe ka treguar një formë mjaft të mirë gjatë këtyre ditëve, ndaj shpresoj që të na ndihmojë shumë gjatë sezonit. Bale ishte për t’u larguar, por qëndroi dhe jam i kënaqur edhe për të. Shpresoj që futbollistët të punojnë të gjithë shumë dhe të më vënë në vështirësi kur të zgjedh formacionin”, deklaroi Zidane.