MENU
klinika

Rrezikohen banesat

Zjarr masiv në Fier/ Digjen hektarë me ullishte!

17.08.2019 - 14:18

Një zjarr i madh ka rënë sot në Fier, në fshatin “Jetë e re”, në Njësinë Administrative Shegan.

Mësohet se zjarri ka djegur fillimisht disa metra mbetje urbane, duke kaluar në një plantacion ullinjsh.

Deri më tani, raportohet se janë shkrumbuar nga flakët e mëdha disa hektarë ullishte, ndërsa rrezikojnë edhe disa banesa.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por pritet që policia të nisë hetimet për të zbuluar nëse ka qenë i qëllimshëm, apo si shkak i temperaturave të larta të këtyre ditëve.