MENU

Ç'po ndodh?

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët rrezikojnë fabrikën e çimentos

24.08.2019 - 19:27

Zjarret nuk kanë të ndaluar në vend. Një zjarr i përmasave të fuqishme ka rënë në këto momente në afërsi të fabrikës së çimentos në fshatin Zallë në Fushë Krujë.

Disa banesa dhe një biznes aty pranë rrezikojnë të digjen. Zjarrfikëset kanë zbarkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës ndodhen në terren dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar për shuarjen e vatrave.