MENU
klinika

Detaje

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet fabrika e vajit të ullirit

28.08.2019 - 13:32

Pas Delvinës, një tjetër zjarr i madh raportohet se ka rënë sot në Mallakastër.

Zjarri ka përfshirë zonën me ullishte dhe shkurre në fshatin Lapulec, ndërsa rrezikohet edhe një fabrikë e vajit të ullirit.

Mësohet se zjarri po përhapjet me shpejtësi, për shkak edhe të erës.

Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëse të Ballshit dhe Patosit, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.