MENU
klinika

The Economist

Zjarret e Amazonës mund ta ‘djegin’ Bolsonaron

31.08.2019 - 11:54

Fotografi zjarresh që djegin pyjet e Amazonës. Një stuhi në mediat sociale. Një luftë fjalësh në të cilën Emmanuel Macron, presidenti i Francës, e quajti si gënjeshtar homologun e tij brazilian, Jair Bolsonaro, i cili nga ana e tij akuzoi Macronin për kolonializëm dhe u tall me pamjen e gruas së tij. Një ofertë prej 22 milion dollarësh nga vendet G7 për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, të cilat Bolsonaro i kundërshtoi.

Kanë qenë dhjetë ditë të jashtëzakonshme për Brazilin.

Përmes tymit, dy gjëra janë të qarta: politikat e Bolsonaros janë thellësisht shkatërruese dhe vendimet e tij do të hasin vazhdimisht kundërshtime.

Bolsonaro fitoi presidencën e Brazilit vitin e kaluar pjesërisht me një platformë të ringjalljes së ekonomisë.

Qasja e Bolsonaros nxitet nga paragjykimi dhe nacionalizmi. “Ai thellësisht, ideologjikisht, beson se ambientalizmi është pjesë e një këndvështrimi të majtë të botës,” thotë Matias Spektor, në Fundação dhe Getulio Vargas, nga një universitet në São Paulo.

kolana e librave

Bolsonaro ka të drejtë për disa gjëra. Macron ishte i gatshëm për të diskutuar për Amazonën pa e ftuar Brazilin. Bolsonaro ka të drejtë gjithashtu që zjarret ishin më të këqija në vitet e kaluara.

Brazili ka disa nga kontrollet më të rrepta në botë për shpyllëzimet. Nga 2005 ato ngadalësuan shkatërrimin e pyjeve në mënyrë dramatike, përpara se ato të shkatërroheshin nga shkurtimet e buxhetit dhe tani nga Bolsonaro.

“Çështja kryesore është se si të arrijmë në një diskutim racional për atë që po ndodh,” thotë Marcos Jank nga Qendra për Agrobiznesin Global në Insper, një universitet në São Paulo. Kjo është diçka që dëshirojnë fermerët modernë të Brazilit. Ata e bindën Bolsonaro të mos tërhiqej nga marrëveshja e Parisit për ndryshimin e klimës, ose të shfuqizojnte ministrinë e mjedisit. Ata kanë frikë nga bojkotet e konsumatorit dhe BE-ja që tërhiqet nga një marrëveshje tregtare e lidhur kohët e fundit, siç kërcënoi Macron.

Politikisht, Bolsonaro është në tokë të pabesë. Edhe pse nacionalizmi brazilian nuk duhet të jetë i nënvlerësuar, shumica e brazilianëve shqetësohen për ndryshimin e klimës.

Ndalimi i praktikave të tij do të kërkojë veprim të organizuar politik si dhe protestë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Macron nuk shpëtoi dot katedralen"

Brazili refuzon ndihmat për zjarret në Amazonë