MENU

Zjarret "pushtuan" vendin

Bilanci: 50 ha pyll u dogjën në Shëngjin!

30.08.2019 - 13:35

Rreth 50 hektarë pyje me pisha e shkurre është djegur si rezultat i zjarrit që përfshiu pak ditë më parë malin e Shëngjinit.

Ky bianc është bërë me dije nga Emergjencat Civile pranë Prefekturës pas verifikimeve të kryera në terren. Gjatë gushtit në të gjithë qarkun e Lezhës u shënuan 41 vatra zjarresh. Ndërkohë prej pesë ditësh mbetet problematike situata në Delvinë e Finiq.

50 hektarë pyll u dogj në malin e Shëngjinit nga zjarri që rrezikoi për disa ditë edhe banesat veçse shkaktoi dëme të konsiderueshme në kurorën e gjelbër të zonës turistike.

Zjarri i Shëngjinit sipas Emergjencave Civile ishte më vështiri nga 41 vatrat e regjisruara në të gjithë qarkun gjatë muajit gusht ku u dogjën mbi 70 hektarë pyje e toka.

Ndërkohë prej 5 ditësh mbetet shqetësuese situata nga zjarret në Delvinë e Finiq, ku flakët kanë shkrumbuar dhjetra hektarë pyje dhe kanë djegur dy shtëpi në fshatin Kardhikaq.

Autoritetet saktësojnë se shtëpitë e djegura ishin të pabanuara, po ashtu edhe disa godina pa funksion të ish-kooperativës.

Aktualisht aktive janë disa vatra në shpatin e malit Sopot, për të cilat zjarrëfikësit shprehen se për shkak të terrenit po i luftojnë me pompa krahu.

Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar shtim të rasteve të zjarreve nga veriu në jug.