MENU

4 të proceduar

Zyrtar dhe kryetar fshati në hetim, lejuan kultivimin e drogës

09.08.2019 - 16:57

Policia e Korçës vijon operacionin e koduar “Denas”, i cili përfundoi dy ditë më parë me dy të arrestuar, ndërsa sot janë proceduar edhe katër të tjerë.

Sipas policisë, janë proceduar inspektori i Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, dy punonjës pyjesh, si edhe kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

  • Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Denas” i finalizuar dy ditë më parë, me ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, mes të cilëve një inspektor i Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, dy punonjës pyjesh, si edhe kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje, për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”. Në kuadër dhe në vijim të veprimeve proceduriale e hetimore lidhur me operacionin policor të lartpërmendur, specialistët e Hetimit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

S.Z, (me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë),
M.B, (me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njesisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë),
F.B, (me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme),
I.A, (me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje).
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.