MENU
klinika

Karburantet

1.06 mln euro detyrim i munguar, doganat bëjnë bilancin

08.09.2019 - 16:37

Kontrollet e doganave në operatorët me shumicë që importojnë, tregtojnë apo prodhojnë karburante kanë zbuluar detyrime të munguara fiskale.

Verifikimi është bërë për vitin 2018 deri në gusht 2019. Në sitë janë futur magazinat e lira për karburante dhe gaz në Porto Romano, Vlorë dhe Lezhë si dhe tre rafineritë e përpunimit të naftës bruto në Fier, Ballsh dhe Elbasan.

“Si rezultat i këtij procesi kanë rezultuar mangësi nga gjendja e deklaruar te të gjithë operatorët që operojnë me karburant në magazinat e lira, 1 operator që operon me gazin natyral të lëngshëm dhe 1 rafineri prodhimi, Në total, detyrimi i munguar dhe penalitetet për këto sasi janë rreth 129 mln lekë (1.06 mln euro)”, deklaroi Arlind Gjokuta, drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Përveç penalizimit të subjekteve ka nisur nxjerrja e përgjegjësive brenda administratës doganore.

“Bazuar në mangësitë e evidentuara, përveç penalizimit të subjekteve, ka nisur procesi i verifikimit të përgjegjësive brenda administratës doganore. Aktualisht janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikqyrës, janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë”, tha Gjokuta.

Drejtori i Përgjitshme i Doganave, Arlind Gjokuta tha se plani operacional antiinformalitet nuk është një aksion i kufizuar në kohë dhe si synim është mbrotja e biznesit të rregullt dhe konsumatorëve.

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit