MENU
klinika

Ja si do të jetë...

Risi te ‘Kënga Magjike’, ndryshon procesi i votimit

17.09.2019 - 16:39

Këtë vit pritet që “Kënga Magjike” të vijë me risi.

Në eksperiencën e gjatë këtyre viteve, votimet kanë qenë pika kyçe tek festivali muzikor.

Finalistët dhe fituesit e këtij e “Kënga Magjike” janë zgjedhur me vota të hapura nga këngëtarët. Mirëpo, këtë vit krahas ndryshimeve të shumta edhe në sistemin e votimeve ka risi.

Këngëtarët do vazhdojnë të kenë votën e hapur ku maksimumi i pikëve që mund ti japin janë 30. Pjesë e votimeve do jetë edhe juria dhe kanë në dispozicion për vendin e parë jo më pak se 150 pikë.

Ndërsa rol të madh këtë vit tek procesi i votimit kanë edhe shikuesit, të cilët kanë në dispozicion 300 pikë për vendin e parë.

Kujtojmë se pothuajse çdo vit pas përfundimit të festivalit ka hatërmbetje të shumta mes këngëtarëve për shkak të pikëve që ata i japin njëri-tjetrit.