MENU
klinika

Detaje nga skema mashtrimit me TVSH

15 biznesmenët që “rrënuan” ekonominë

05.09.2019 - 11:08

Publikohen emrat e personave të arrestuar, shumica biznesmenë, në kuadër të operacionit të policisë diten e djeshme në Tiranë, pasi akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së.

Të arrestuarit janë; Besnik Pelivani, Astrit Lala, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Prodani dhe Shpresa Joanidhi, Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni dhe Albert Ahmeti.

15 personat e arrestuar akuzohen për krijim të skemave mashtruese me Tvsh dhe fshehje të ardhurash.

Ndërkohë mësohet se mes të arrestuarve është edhe emri i biznesmenit Paqsor Buzi.

Buzi zotëron kompaninën G.P.G COMPANY, e cila ka aktivitet fushën e ndërtimit.

Në QKR thuhet se kjo kompani ka aktivitet në, “punime të ndërtimit për objekte civile, industriale, turistike etj. Punime restaurimi, prodhim e tregtim materiale ndërtimi, makineri e pajisje, imp-eks. Gërmime dheu, punime murature e beton arme, prodhim materiale inerte, materiale me bazë bitumi”.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të biznesit shkruhet se kompnaia ka ndërtuar disa rrugë dhe verpa të tjerë në disa qytete të vendit, si rruga Arbrit, By Pass-in e Vlorës, Berat- Lushnje etj.