MENU

Nga memoriali

21 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, mesazhi i Metës

12.09.2019 - 09:35

Perkujtohet sot 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Ne Varrezat e Deshmoreve, perfaqesues te grupeve parlamentare te Kuvendit te Shqiperise, dhe kreu i Kuvendit, kane bere homazhe dhe kane vendosur kurora me lule prane varrit te heroit te demokracise.

meta

Nderkohe, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë  Azem Hajdari, ka vendosur një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

Ne nje mesazh te shkurter dhene per mediat, Meta e quajti vendosjen e vendit ne rrugen e duhur te demokracise, daten me te rendesishme per vendin, si ndarese te dy epokave.

“Dita me e rendesishme qe ndan dy epoka e qe e rivendos vendin ne rrugen e duhur te demokracise, lirise dhe te drejtave te njeriut dhe te pluralizmit politik, zgjehdjeve te lira e te ndershme qe jane kolona vertebrore e cdo sistemi demokratik qe duhet mbrojtur nga te githe dhe me cdo cmim”- tha Meta.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 së bashku me shoqëruesin e tij Besim Çerja.