MENU
klinika

U paguan sa qimet e kokës

5 blerjet më të shtrenjta të merkatos së verës

03.09.2019 - 21:28

Cilat kanë qenë 5 blerjet më të shtrenjta të merkatos së verës? Le t’i shohim, duke filluar nga vendi i fundit.

  • 5. Matthijs de Ligt

Mbrojtësi 19-vjeçar i Juventus-it është transferuar në Torino nga Ajax-i për 75 milionë euro.

  • 4. Harry Maguire

Lojtari i kombëtares angleze është mbrojtësi më i paguar i historisë: Manchester United e ka marrë për 87 milionë euro.

  • 3. Eden Hazard

Belgu ka realizuar ëndrrën e tij dhe është bërë një futbollist i Real-it, që e ka marrë nga Chelsea për 100 milionë euro.

  • 2. Antoine Griezmann

Katalanasit kanë paguar klauzolën për kampionin e botës: Griezmann ka veshur fanellën blaugrana për 120 milionë euro.

  • 1. Joao Felix

19-veçari portugez ka qenë blerja më e shtrenjtë e merkatos së verës, me Atletico Madrid që ka paguar 126 milionë euro për ta marrë nga Benfica.