MENU
klinika

"The Reds" nuk ndalen

7 nga 7/ Liverpool fiton ‘ndeshjen e gafave’!

28.09.2019 - 16:21

7 nga 7, Liverpooli i Jurgen Klopp nuk di të ndalet. 21 pikë pas 7 javësh për The Reds që vazhdojnë marshimin në Premier League.

Në transfertën e Bramall Lane ndaj Sheffield United nuk rezultoi aq e lehtë sa parashikohej.

Fitorja për Liverpoolin iu fal një gafe të rëndë të portierit Henderson pas goditjes pa shumë pretendime të Wijnaldum në minutën e 70-të.

Një gol jetik ky që zhbllokoi një ndeshje që deri në ato momente ishte e vështirësisë maksimale për Liverpoolin që gjithsesi u largua nga Bramall Lane me 3 pikë të arta në garën për titull.