MENU
klinika

Zidane 'i akuzuari kryesor'

8 gabimet e Real Madridit këtë verë

03.09.2019 - 21:54

Merkato e Real Madridi ka përfunduar, por dyshimet për sa i përket vendimeve të drejtuesve janë të mëdha.

Revolucioni i shumëpërfolur nuk nisi asnjëherë dhe me përjashtim të Eden Hazard, yjet nuk erdhën.

Tani që është mbyllur merkato e verës, dyshimet mbeten, dhe Los Blancos kanë bërë një numër të madh gabimesh.

  • 1. Nuk ka revolucion

Real Madrid ka paralajmëruar një revolucion të madh për sezonin 2019/20. Zinedine Zidane e donte diçka të tillë, por nuk ka ndodhur. Madridi bleu vetëm një yll dhe skuadra nuk ka evoluar.

  • 2. Shpenzime të panevojshme

Los Blancos duhet të investonin, por shpenzuan 305 milionë euro për lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në elitë. Shifrat me të cilat janë blerë disa lojtarë janë të dyshimta, por Madridi thekson se ato janë blerjet e së ardhmes.

  • 3. Lojtarë të larguar thuajse falas

Perez dhe Zidane kishin Marcos Llorente, Sergio Regulion, Mario Hermoso, Martin Odegaard dhe Pablo Sarabia, por të gjithë janë larguar për shumë pak para, në formë huazimi, dhe tani po shijojnë futbollin e tyre diku tjetër.

  • 4. Nuk u ble objektivi nr. 1

Paul Pogba ishte një nga lojtarët e kërkuar nga Zidane, dhe ai ishte gati ta vendoste në qendër të projektit mesfushorin francez, por ai qëndroi te Manchester United.

  • 5. Nuk u shitën lojtarët e padëshiruar

Gareth Bale dhe James Rodriguez vazhdojnë të jenë pjesë e e ekipit, megjithëse Zidane donte t’i largonte. Tani, ai duhet të ulë hundën dhe t’i shfrytëzojë.

  • 6. Skuadër e pabalancuar

Pa asnjë blerje të re në qendër të mesfushës, Madridi ka mbetur i pabalancuar për betejën e sezonit të ri me vetëm katër mesfushorë, Luka Modric, Toni Kroos, Casemiro dhe Fede Valverde.

  • 7. Nuk ka zëvendësues për Casemiro-n

Askush nuk erdhi për t’i dhënë një dorë brazilianit. Pa Llorente, forma fizike e Casemiros është më e rëndësishme se kurrë.

  • 8. Një qendërmbrojtës i kalibrit të lartë

Sergio Ramos dhe Raphael Varane kanë fituar më shumë trofe se çdokush tjetër, por Reali kishte nevojë për një përforcim në qendër të mbrojtjes. Askush nuk erdhi përveç Eder Militao-s, por ekipi kishte nevojë për një tjetër.