MENU

"Humbi këmbët kur ishte 18 muajshe"

Vajza me këmbë të prera shkëlqen në Paris

30.09.2019 - 18:19

Daisy May Demetre është një vajzë britanike, që i humbi të dyja këmbët e saj kur ishte vetëm 18 muajshe dhe sfiloi në Javën e Modës në Paris.

Sipas BBC, vajza  lindi me hemimelinë fibulare, ku një pjesë ose e gjithë kocka e fibulës në këmbë mungon dhe kjo sillte paaftësi në ecje.

9-vjeçarja nga Birminghami sfiloi për një markë luksoze veshjesh për fëmijë franceze, në pasarelën e ngritur në Kullën Eiffel dhe tha se eksperienca, e kishte bërë të ndjehej shumë speciale.

Ajo humbi të dyja këmbët dhe ishte një proces i gjatë ta bënim atë të ecte. Por, Daisy ishte një luftëtare e vogël dhe arriti të bënte të gjitha gjërat që mjekët nuk mendonin se do të mund ti bënte”– tha babai i vajzës.

Çdo qëllim që ajo i vendos vetes ia del ta arrijë, gjithçka që ajo zgjedh ta bëjë, e bën. Kjo është diçka e madhe dhe më bën të ndjehem mirë si prind”,  vijoi i ati.

Për babain e saj nuk ka dyshime. Ajo mund të bëjë gjithçka që ajo ka dëshirë  të bëjë dhe kjo është diçka e mrekullueshme.

Dhe ky është një mësim i vlefshëm për të gjithë, veçanërisht për komunitetin e njerëzve me aftësi të kufizuara.

Ajo filloi të modelojë rreth 18 muaj më parë dhe ka punuar për marka të famshme si  Matalan dhe Nike.