30.09.2019 - 11:00
Thirret në Prokurori nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku.
Mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet për Maznikun pas akuzave të Partisë Demokratike për pagesën e hotelit në Barcelonë.
Ndërkohë më parë Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar shkresë Prokurorisë së Tiranës, ku kërkon verifikimin e faturave të nënkryetarit të bashkisë së Tiranës.
PP ngriti dyshime se janë përfituar dhurata në mënyrë të parregullt nga Mazniku, ndërsa kërkoi informacion për mënyrën e trajtimit të materialit.