MENU
klinika

Reagimi zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë

A është i sigurtë plehu kimik “Silikon mix”?

07.09.2019 - 10:21

Denoncimi se një sasi e konsiderueshme insekticidi e llojit “Silicon Media” është hedhur në tregun shqiptar si pleh kimik ka sjellë edhe reagimin e ministrisë së Bujqësisë.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm në ministri, Arjan Jaupllari “duke u referuar dokumentacionit të venë në dispoizion nga AKU, produkti “Silikon mix” është pleh gjethor me emrtimin EC fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi”.

Reagimi i ministrisë:

Referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri.

Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike, Në Bashkimin Europian këto kombinime njihen ndryshe edhe si smart fertiliser, në shqip “plehra të zgjuar”.

Silikon mix, apo formulime të tjera intelegjente qarkullojnë sot në Evropë, SHBA dhe në gjithë botën si plehra EC fertilizer, ku përqëndrimi i silicit shkon deri në 20%, kurse alternativa me emërtimin “silicon mix” ka në përbërjen e tij 2% silic.

Dua të sqaroj publikun se praktika, nga ana administrative ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në fiund firmoset nga ministri. Theksojmë se shkresa e përhapur në media me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër por është një shkresë e zakoshme korespondence mes dy institucioneve e cila udhëzon zbatimin e ligjit.

Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut shkruhet në reagimin e ministrisë.