MENU
klinika

Detaje

Abuzimi me TVSH, prokuroria kërkon burg për 14 biznesmenët

07.09.2019 - 13:16

Për 14 biznesmenët e arrestuar për evazion fiskal, Prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’, ndërsa për një prej tyre ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’.

Bëhet fjalë për shtetasit; Haxhi Sala, Ilia Dimo, Vasil Korita, Shkëlqim Prodani, Besnik Pelivani, Vangjush Mbriçi, Mhill Ndreca, Shpresa Joanidhi, Paqsor Buzi, Ardian Bejko, Astrit Lala, Fatmir Firi, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni. Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin Shkëlqim Prodani.

Prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë së Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e krijimit të skemave mashtruese, falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

15 biznesmenët, që merreshin me rikonstukrimin dhe ndërtimin e rrugë, u arrestuan më 4 shtator me urdhër të prokurorisë, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit. Biznesmenët dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje nga skema mashtrimit me TVSH

15 biznesmenët që “rrënuan” ekonominë


Çfarë zbuloi Banka Botërore?

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare

Qytetet me numrin më të madh të denoncimeve

Për çfarë ankohen më tepër punjonjësit shqiptarë?

Taksa ndaj agjentëve imobiliarë rriti artificialisht çmimet

Çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit?