24.09.2019 - 14:55
Vazhdon të jetë i bllokuar nga uji aksi rrugor Laç-Tiranë.
Mësohet se ky aks është akoma i përmbytur nga uji dhe makinat e kanë shumë të vështirë të lëvizin.
Uji ka vështirësuar qarkullimin dhe ka krijuar radhë të gjata të automjeteve për orë të tëra.
Ujërat e përroit të qytetit të Laçit janë shpërndarë gjithandej duke shkaktuar dëme në disa biznese dhe banesa, ndërkohë pritet ndërhyrja e autoriteteve për zgjidhjen e situatës.