MENU
klinika

Vetëm 22 vjeç

Aksident fatal me makinë/ Vdes futbollisti shqiptar!

04.09.2019 - 17:10

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, duke sjellë vdekjen e futbollistit kosovar Amir Ademi.

22-vjeçari ishte futbollist i ligave inferiore të Gjermanisë dhe së fundmi kishte arritur rezultate të shkëlqyera me ekipin e Rusenburg. Ademi po udhëtonte me makinën e tij, mirëpo u përplas me një automjet tjetër, ndërkohë që makina ka shpërthyer nga flakët.

Kjo e ka bërë të pamundur mbijetesën e futbollistit 22-vjeçar.

konica sportkonica sport mobile

Njoftimin e humbjes së tij e ka dhënë klubi shqiptar “FC Kosova Regensburg”.

“Të dashur vëllezër edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje të thellë ju lajmërojmë se vëllai, miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

“Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqve edhe shokëve për këtë humbje të madhe.

“Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona”– shkruhej në njoftim.