MENU
klinika

Detajet

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën 52-vjeçari

14.09.2019 - 09:07

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Një 52-vjeçar me G.H., është përplasur për vdekje në Sukth nga një mjet tip Toyota, me drejtues 47-vjeçarin me iniciale F.H.

“Në orët e para të mëngjesit, në Sukth, Durrës, në aksin rrugor Tiranë – Durrës mjeti tip Toyata, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin G.H., 52 vjeç,”-njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.