Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Gziq, në Rrugën e Kombit ditën e sotme.
Ka qenë një automjet tip “Toyta Yaris” që ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore.
Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një vajzë e mitur e cila ishte pasagjere në makinë.
Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe fatale, pasi siç mësohet nga burime policore, e mitura kishte mbetur e gjymtuar nga aksidenti.
Vajza e vogël që humbi jetën është e bija e drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident.
Ambulanca është vonuar me shumë se 40 minuta për të arritur në vendin e ngjarjes dhe pavarësisht se është tentuar t’i jepet ndihma e parë të miturës, ajo nuk ka mbijetuar për shkak të plagëve të marra.