MENU
klinika

Detaje

Aksident në Greqi/ Vdes 1 emigrant, plagosen 8 të tjerë

12.09.2019 - 08:40

Një makinë me emigrantë është përfshirë në një aksident në Greqi, ku për pasojë janë plagosur 8 persona dhe ka humbur jetën 1 person.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Komotinisë, në Rrugën Egnatia.

Mjeti i përfshirë në aksident drejtohej nga trafikantë, të cilët po udhëtonin drejt Selanikut.

Mësohet se emigrantët janë të moshave 17-30 vjeç.