MENU
klinika

Ja si veproi policia greke

Aksidenti në Greqi zbulon trafikantin shqiptar

20.09.2019 - 16:49

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Shqiptari u arrestua në Dasohori. Arrestimi i shqiptarit ka qenë paksa “i rastësishëm”. Ai ndodhej në një automjet me dy shqiptarë të tjerë dhe kanë bërë një aksident, por pa pasoja të rënda.

Policia helene ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjatë kohës së kryerjes së procedurave, forcat policore greke kanë konstatuar se njëri prej personave ishte në kërkim nga Interpoli nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.