MENU
klinika

Fotot/ Del në Instagram me qafore

Aksidentohet ikona e njohur e televizionit

09.09.2019 - 15:58

Një incident që i ka shkaktuar jo pak lëndime, megjithatë, e ka çdramatizuar situatën duke lajmëruar se fansat do ta shohin shumë shpejt në ekran.

Prezantuesja e njohur e Canale5, Barbara D’Urso ka sqaruar gjendjen në të cilën ndodhet pas një aksidenti. Lajmi kishte arritur mes fansave të saj, e në fund ishte ajo vetë që shpjegoi çfarë ndodhi.

Barbara D’Urso është shfaqur në rrjetet sociale me një qafore duke shkruar:

“Unë kam fshehur diçka, prej disa ditësh tashmë. Një javë më parë rrëshqita dhe rashë në tokë në mënyrë të rrezikshme dhe copa kristali më hynë në kokë”.

“Pasojat ishin të ndryshme, ndër të cilat pandjeshmëria në një krah për ca kohë”, por më pas D’Urso ka qetësuar ndjekësit e saj. Të hënën, ajo duhet të kthehet live me “Pomeriggio Cinque”.