MENU
klinika

Tensione në Radhimë

Aksioni i IKMT, pronarët përplasen me policinë

30.09.2019 - 12:57

Është përshkallëzuar situata në Radhimë të Vlorës, aty ku Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje.

IKMT është përballur me kundërshtimin e pronarëve të bizneseve të cilat do të prishen. Siç shihet nga pamjet ka një prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Ndërkohë, pak më herët pati edhe një përplasje mes pronarëve dhe forcave të policisë. Aktualisht mjetet e IKMT kanë ndalur punën dhe pritet që të nisë sërish.

Duke filluar nga Lungomarja deri në Orikum, IKMT-ja ka planifikuar të shembë rreth 60 ndërtime të paligjshme. Kjo ndërhyrje do të mundësojë zgjatimin e bulevardit.