MENU
klinika

Ja ku do ta shohim...

Aktorja e “Portokalli” largohet pas 4 vitesh

02.09.2019 - 17:05

Delinda Disha, një prej aktoreve më të spikatura të spektaklit “Portokalli” ka vendosur të largohet pas 4 vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur Turjan Hysko nëpërmjet një postimi në Instastory ku zbulon edhe programin më të ri ku do e shohim aktoren.

Turi ka treguar se tashmë Delinda do i bashkohet  emisionit të tij, “Klanifornia Show” dhe kjo lëvizje e saj ka qenë e papritur.

“Delinda Disha në “Klanifornia”! Ku qëndron problemi këtu?”, shkruan Turi mbi foton e saj.

Kujtojmë se spektakli është një ripunim i “Duplx” dhe pjesë e tij janë bërë personazhe mjaft të njohur të ekranit.

Mes tyre Marina Vjollca, Olsi Bylyku dhe Lisa Kujofsa.