MENU
klinika

Vrapojnë lojtarët dhe tifozët

Alarm në Angli: Stadiumi boshatiset me sekonda!

13.09.2019 - 21:32

Ndeshja mes Derby Country dhe Cardiff është ndërprerë ende pa filluar, për shkak të një alarmi të ngritur nga policia, por ende nuk janë zbuluar shkaqet e kësaj emergjence.

Lojtarët kishin dalë në nxehje para se të fillon ndeshjen, ndërsa disa tifozë kishin filluar të mbushnin shkallët e stadiumit.

“Vëmendje iu lutem, kjo është një emergjence. Ju lutemi largohuni nga stadiumi nga dalja më e afërt e mundshme”, ka mjaftuar kjo thirrje në mikrofonat e stadiumit dhe dyert e emergjencave u hapën, prej nga u larguan tifozët me shpejtësi, ashtu si edhe lojtarët.