MENU
klinika

Rastet te Astiri dhe Kombinat

Tërmetet/ Balluku: Dëmshpërblim sapo të mbarojë verifikimi!

23.09.2019 - 12:14

Në një takim me inxhinierët që do vlerësojnë dëmet, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa ka kritikuar “ata që bëjnë akte kriminale në kurriz të fëmijëve tanë, pleqve, grave shtatzane, nëna me foshnja me karroca që qarkullonin mbrëmë me foshnja”, pas lajmit të rremë për një tërmet që pritej pas orës 11 të natës, ka treguar gatishmërinë dhe angazhimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për të zgjidhur çdo problamatikë që ka lënë pas tërmeti i të shtunës që ngjalli panik.

“E rendesishme eshte te identifkojme sigurine e ndertesave. Rasti i Astirit qe pati alarm nga banoret, kemi punuar gjithe naten mbreme dhe rezultoi se ishte nje situate e sigurt, ka vetem carje e krisje te suvase e jo ne konstruksion,e njejta gje ne zonen e Kombinatit, demtimet jane te lehta, suvaje e jo ne konstruksion. Ne te gjitha zonat, jane identifikuar ato banesa private qe mund te kene problematike konstrksioni dhe i kemi sistemuar njerezit, deri sa te nderhyhet ne ato banesa. Aktet e verifikimit duhen mbyllur sa me shpejt per 500 ndertesat e deklaruara me pasoja nga termeti e me pas te vazhdojme me aktet e vleresimit.

Jemi me fat nuk kemi pasur viktima, jemi me fat se s’kemi pasur dëme të mëdha por sic thotë Rama cdo dëm është shumë i madh për këto familje. Do jetë një punë impenjative dje kemi qenë në terren që kur gdhiu dita deri në mesnatë, keshtu do jemi deri sa të përfundojmë aktin e fundit te verifikimit për cdo banesë, akt verifikimi që i jep sigurinë njerëzve për të hyrë në ndërtesa më pas do kalojmë në aktet e vlerësimit se shteti do marrë përsipër të gjithë dëmshpërblimin”, tha ministrja.

Inxhininieri i pranishëm në këtë takim tha se “testi i tërmetit që ndodhi ditën e dielë ishte test i madh për ndërtuesit shqiptar se nuk patën asnjë lloj problematike të strukturës së objekteve. Kolegët kanë punuar me ndershmëri në atë kaos që ka qenë Shqipëria para viteve 2013″, tha ai.