MENU
klinika

Nga National Interest

Amerika nuk mund ta shpëtojë Hong-Kongun

08.09.2019 - 13:31

Sistemi qeverisës autoritar i Kinës u bën dobi njerëzve të tij në disa mënyra dhe i dëmton ata në disa të tjera.

Ai lejon qeverinë të ecë përpara me projekte që rritin ekonominë dhe sjellin përfitime reale për vendin dhe njerëzit. Ai gjithashtu lejon abuzime të pakontrolluara të pushtetit, lejon qeverinë të arrestojë në mënyrë arbitrare aktivistë politikë dhe nuk lejon që njerëzit të luftojnë për të drejtat e tyre, madje edhe ato të mbrojtura dukshëm nga kushtetuta e vendit.

Në vitet ’80, për shembull, Kina reformoi në mënyrë agresive tërë shoqërinë dhe ekonominë e saj. Ata mbyllën fabrikat në pronësi të shtetit dhe privatizuan fermat që ishin kolektivizuar, duke çuar në dekada të rritjes vjetore dyshifrore, dhe, po, duke hequr qindra miliona njerëz nga varfëria.

Mbrojtësit e demokracisë radikale që veprojnë nga vendet tashmë të zhvilluara mund të pohojnë se ata më mirë do të ishin të varfër dhe të uritur dhe të kenë lirinë e fjalës, por natyra njerëzore dhe provat historike sugjerojnë se për shumicën e njerëzimit, shëndeti, mirëqenia dhe mbijetesa janë më shumë me rëndësi sesa parimet politike abstrakte. Është hierarkia e nevojave.

Por ndërhyrja direkte perëndimore me siguri do të zmbrapset. Do t’i jepte Pekinit një justifikim për goditje. Shumë vende në botë janë skeptikë ndaj ndërhyrjes perëndimore, dhe gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e njerëzve të Hong-Kongut.

Që Shtetet e Bashkuara të përpiqen të rrëzojnë qeverinë e Hong Kongut do të ishte sakrifikimi i njerëzve të Hong-Kongut për dëshirat ideologjike të aktivistëve.

Kjo nuk është Luftë e Ftohtë. As Shtetet e Bashkuara nuk merren me Kinën e Mao-së.

Mitchell Blatt është një asistent redaktues në National Interest, përkthyes kinez-anglisht dhe autor kryesor i Panda Guides Hong Kong.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN