MENU
klinika

Mos!

Ankara: “Istanbul Photo Awards 2019”

18.09.2019 - 12:57

      “Istanbul Photo Awards”, organizuar nga AA, dëshmoi se ishte një ndër konkurset më prestigjioze në gjithë botën – ka deklaruar kryeredaktori i AA-së, Metin Mutanoğlu./Konica.al

Anadolu Agency (AA) çeli ekspozitën me fotografitë e vlerësuara me çmime, gjatë konkursit ndërkombëtar “Istanbul Photo Awards 2019”, në stacionin qendror të trenave, Ankara.

Për kalimtarët e rastit, ekspozita është një mundësi për të vëzhguar fotografitë më të suksesshme të konkursit ndërkombëtar të fotografisë, që mbahet çdo vit, prej 2015-ës, me pjesëmarrjen e rreth 100.000 artistëve konkurrentë.

 

 

 

 

 

“Nga ana e ministrisë së Kulturës e Turizmit, ne mirëpresim përpjekjet dhe veprat e tilla dhe i shohim si një pjesë e rëndësishme e jetës kulturore”, – tha zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit për Turqinë, Serdar Çam.

Fotografitë, që përshkruajnë ngjarje dhe incidente të ndryshme si migrimi, katastrofat natyrore dhe përpjekjet e njerëzve nëpër botë, ishin domethënëse dhe përzgjedhja e ekspozitës ishte një sukses i plotë, – shtoi ai.

 

 

 

 

 

Ndërkaq, kryeredaktori i AA-së, Metin Mutanoğlu, tha se konkursi i fotografisë i ka inkurajuar fotografët në të gjithë botën, duke shtuar se “Istanbul Photo Awards”, që organizohet nga AA, ka dëshmuar se ishte një konkurs prestigjioz në gjithë botën.

Mutanoğlu shprehu falënderimet “Turkish Airlines” dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në kontributin gjatë konkursit ndërkombëtar të fotografisë.

Fitues i çmimit “Fotografia e vitit” për këtë vit, ishte një fotografia e realizuar nga Ahmad Gharabli, AFP, në të cilën shihet një grua palestineze duke iu kundërpërgjigjur me të njëjtën masë një ushtari izraelit, i cili po e fotografonte atë gjatë protestave kundër vendimit të SHBA-së, për zhvendosjen e ambasadës në Kuds./Konica.al