MENU
klinika

Paraqitje mbreslënëse

Ansambli “Myzeqeja” shkëlqen në Francë

10.09.2019 - 19:16

Këtë vit Ansambli “Myzeqeja” ka përfaqesuar Shqipërinë në shumë festivale ndërkombëtare.

Një sukses më vete ishte përfaqesimi i kulturës sonë në Francë në disa qytete si: Echassieres, Brix, Sarron, Gannat etj.

Grupi myzeqar dhuroi pranë publikut francez vlera të folklorit tonë që nga lojrat popullore, vallet e krahinave shqiptare, kënget me iso e deri tek kënget qytetare Fierake.

Drejtori artistik Enrik Mazreku, shprehet i lumtur për bashkëpunimin me shtete të ndryshme këtë vit, duke uruar qe viti i ri artistik të sjellë më shumë arritje e suksese.