MENU
klinika

Publikohen fotot e reja të vogëlushit

Archie njësoj si Princ Harry, ngjashmëri e madhe mes të dyve

24.09.2019 - 15:31

Archie është një kopje e babait të tij, Princ Harryt!

Kjo duket qartë në foto e publikuar së fundmi në median e huaj. Dukesha Megan Markle dhe Princ Harry janë nisur në një udhëtim drejt Afrikës së Jugut ditën e djeshme dhe me ta është dhe vogëlushi Archie.

Archie mbante veshur një kostum blu të errët dhe një kapuç të bardhë. Kapuçi ishte i ngjashëm me një që Harry ka mbajtur kur ishte fëmijë dhe është fotografuar me të ëmën, Princeshë Diana-n, duke zbritur nga avioni në mars të 1985, kur ishte vetëm 5-muajsh.

Pas publikimit të këtyre fotove në rrjet kanë filluar reagime për ngjashmërinë e madhe babë e bir.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN