MENU
klinika

"Jo si vitet e shkuara"

Balla zbulon si po zhvillohen zgjedhjet brenda PS

20.09.2019 - 20:26

“Zgjedhjet tona të brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit”.

Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në lidhje me zgjedhjet që po mbahen brenda kësaj partie.

Ai theksoi se ky proces po zhvillohet në formën e një debati konstruktiv.

“#ZgjedhjetPS?
Zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste?? po zhvillohen në formën e një debati konstruktiv në çdo organizatë. Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki.

Zgjedhjet tona të brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë”, shkruan Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’kam dashuri për Lulzim Bashën, gjëja e fundit..."

Balla ‘shpreh’ ndjenjat për Lulzim Bashën

"Deri në vitin 2021 do jenë falas"

Elbasan/ Balla asiston shpërndarjen e librave falas!