MENU
klinika

Katalanasit kërkojnë përforcime

Barcelona hidhet në merkato/ Synon lojtarin e Milanit!

30.09.2019 - 21:10

Tek Barcelona kanë nisur të mendojnë për të nesërmen dhe për sulmin i cili këtë sezon lë për të dëshiruar.

Siç raportojnë mediat në Spanjë, katalanasit kanë nisur të vëzhgojnë sulmuesin e Milanit, polakun Krzysztof Piątek , i cili këtë sezon nuk kalon një formë të mirë, por potencialin e tij e ka treguar në jo pak raste.

Luis Suarez po dëmtohet më shpesh ashtu si Messi dhe klubi kërkon të ketë një stol të fortë në rast nevoje.

Klubi katalanas është gati të japë 50 milionë euro për të dhe në rast se Milani nuk pranon të hyjë në bisedime, atëherë sytë do të kthehen nga sulmuesi i Leipzig Timo Werner, vlera e të cilit është as më shumë e as më pak se 70 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Messi 'ngrin buzëqeshjen' e katalanasve

Barcelona vuan por rikthehet tek fitorja