MENU
klinika

Çfarë u fol?

Basha 1 orë në zyrën e Metës

11.09.2019 - 11:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shkuar në zyrë këtë mëngjes, presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe kryedemokrati ka qëndruar përreth 1 orë në Presidencë.

Ndërkohë, sot pasdite në orën 17:00 në Presidencë, kreu i shtetit do të mbajë një konferencë për mediat.

Siç bën të ditur presidenca, konferenca do të jetë në lidhje me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në një njoftim zyrtar të Presidencës.

Të hënën, në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për kushtetushmërinë e dekreteve që anuloi 30 qershorin dhe më tej shpalli 13 tetorin për zgjedhjet vendore 2019, kreu i shtetit tha se i anuloi zgjedhjet pasi në protestën antiqeveritare të opozitës më qershor, kishte marrë informacione sekrete se kishte skenar për djegien e Parlamentit, një pretendim i rrëzuar deri më tani nga Partia Demokratike.