MENU
klinika

'Nga më i thjeshti, tek..."

Basha mesazhe të forta: Do hetohen të gjithë!

12.09.2019 - 14:43

Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia blu hodhi akuza të rënda drejt qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Teksa u bëri thirrje deputetëve në Kuvend të mos votojnë koncesecionet e kthyera nga presidenti Ilir Meta, Basha dha mesazhe të forta.

Kryedemokrati ritheksoi edhe njëherë se çfarë do të bëjë PD dhe opozita kur të vijnë në pushtet. Sipas Bashës do të hetohen të gjithë zyrtarët, ish zyrtarët, njerëzit e medias dhe deri të kryeministri.

“Dua të garantoj se prioriteti nr 1 është hetimi dhe ndëshkimi i të gjitha vjedhjeve që i janë bërë Shqipërisë në këto vite. Nga më i thjeshti deri te kryeministri do i nënshtrohet hetimit. Drejtimi do i përfshijë të gjithë, zyrtare, sekretarë, ish sekretarë, biznesmenë, njërëz të medias. Dua tua them qartë se PD dhe opozita e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ne jemi në krah të shqiptarëve”, tha Basha.

Më shumë nga fjala e Bashës:

Janë paratë e Ndue Kolës, paratë tuaja që vidhen me firmën e Edi Ramës. Njësoj si paratë e dajës së Ndue Kolës. E gjithë kupola e PS është sot e kapur nga krimi i organizuar. Të gjitha këto politika kanë pasoja shkatërruese te proceset politike në vend. Koncesionet kriminale dhe pastrimi i parave përbëjnë një rrezik për destabizlimin politik të vendit, rrezik për sigurinë kombëtare. Ngritja e krimit të organizuar nga trafiku i drogës te pastrimi i parave janë të lidhura me politikat kriminale të Edi Ramës. Bashkë me paralajmërimin që i drejtoj sot Parlamentit të cunguar, dua ta bëj të qartë se për mua dhe PD, dhe për opozitën e bashkuar nuk ka gjë më të rëndësishme se zhdukja e ndikimit të grabitjes kriminale nga Edi Rama dhe një grusht kriminelësh.

Dua të garantoj se prioriteti nr 1 është hetimi dhe ndëshkimi i të gjitha vjedhjeve që i janë bërë Shqipërisë në këto vite. Nga më i thjeshti deri te kryeministri do i nënshtrohet hetimit. Drejtimi do i përfshijë të gjithë, zyrtare, sekretarë, ish sekretarë, biznesmenë, njërëz të medias.

Dua tua them qartë se PD dhe opozita e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ne jemi në krah të shqiptarëve. Një letër e ngjashme do ti dërgohen të gjitha bankave të nivelit të dytë duke i paralajmëruar se çdo kredi dhënë këtyre koncesioneve do i bëjë këto banka subjeke të ndjekjes anti mafia. Ndërkohë, ora po afron ekziston edhe një mundësi e fundit për ata individë që ndjejnë që të refuzojnë votimin e këtyre dy grabitjeve spektakolare. Të mos bëhen pjesë e vjedhjes me ligj, përndryshe i pret i njëjti fat si padronin.