MENU
klinika

Dhe këngë të reja...

Bashkohet grupi i njohur i vajzave, së shpejti me tur botëror

17.09.2019 - 18:34

Pas më shumë se 10 vitesh, grupi i njohur Pussycat Dolls do të rikthehet dhe e gjitha kjo do të jetë një surprizë e madhe për publikun.

Mediat e huaja shkruajnë se vajzat e grupit kanë pranuar të mbajnë një tur muzikor, i cili do të zhvillohet në të gjithë botën.

Në koncertet e tyre do të përfshihen këngët e tyre të vjetra, gjithashtu edhe këngë të reja, për të cilat vajzat janë duke punuar.

Një burim ka treguar se: “Nicole ka refuzuar me dhjetëra herë të ribashkohet me grupin, por dhjetëvjetorin e ndarjes tha më në fund po. Nicole bëri një marrëveshje disa miliona dollarëshe për t’u ribashkuar dhe mori në dorë një pjesë të konsiderueshme të parave, që e bënte thuajse të pamundur të refuzonte propozimin

Një tjetër burim shtoi: “Turneu do të jetë gjigant dhe grupi do të performojë hitet më të mëdha ndër vite. Përflitet edhe se do të bëjnë këngë të reja.”

Gjatë kësaj kohe është përfolur disa herë për ribashkim të vajzave, megjithatë Nicole Scherzinger, nuk ka pranuat, duke vazhduar karrierën si soliste.

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi