MENU
klinika

Nga rrotullohen akrepat?

BE merr vendimin përfundimtar

18.09.2019 - 16:29

      Ora ndryshon në tetor, për herë të fundit. Të gjitha vendet anëtare të BE-së, kanë një afat deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur qoftë për të qëndruar përgjithmonë në zonën e orës verore apo asaj të dimërore.

Ora nuk do të ndryshojë sërish dy herë në vit dhe kjo, do të nisë nga tetori i këtij viti.

 

 

 

 

 

Bashkimi Evropian, përmes Komisioneres Evropiane për Transportin, Violeta Bulc, ka njoftuar se në të gjithë kontinentin, kjo do të fillojë nga tetori i vitit 2019.

Kjo praktikë u përdor si një mjet për të ruajtur energjinë gjatë luftërave botërore, si dhe krizave të naftës të viteve 1970, çfarë u bë e ligjshme në të gjithë bllokun, në vitin 1996.

Vendet anëtare të BE-së, kanë afat deri në prill të vitit tjetër, për të vendosur që të qëndrojnë përgjithmonë në zonën e kohës verore apo në atë dimërore.

 

 

 

 

Postimi i Bulcit:

Në Evropë, siç dihet, shtetet i ndryshojnë skemat e tyre 60 minuta para të dielës së fundit të marsit, ndërsa në tetor, ata i kthejnë akrepat 60 minuta pas.

Sipas njoftimit të BE-së, të gjitha shtetet anëtare duhet të kenë të njëjtën zonë kohore dhe t’i japin zgjidhje praktikës së ndryshimit. Komisionerja Evropiane për Transportin, deklaroi se duhet të gjendet konsensus midis shteteve anëtare të Parlamentit Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”