MENU
klinika

Rama takon presidentin e Këshillit të Europës

“BE të hapë negociatat” Tusk: Askush nuk po i bën ndokujt nder!

17.09.2019 - 16:13

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë. Së bashku me Tusk në Kryeministri ka shkuar edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk.

“Presidenti rikthehet në Shqipëri dhe është sot këtu në funksion të asaj që ka qenë një prej pikave të palëvizshme të referimit të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit në BE. Më vjen shumë mirë që pata mundësi ta falenderoj për gjithcka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të një moment të vecantë për mua dhe për ne, shpresoj edhe për të duke i akorduar yllin e madh të mirënjohjes dhe me atë rast duke ndarë disa momente të rëndësishme jo simbolikisht në historinë e përbashkët mes vendit të tij dhe vendit tonë.

Më vjen shumë mirë ta nënvizoj edhe qartësinë që Tusk është shprehur gjithnjë në raport me këtë proces dhe të cmoj përpjekjen e tij konstante si avokat i procesit të zgjedhimit të Shqipërisë në BE. Tuks është këtu për të dhënë një mesazh publik”, tha Rama.

Nga ana tjetër Donald Tusk u shpreh se gjithnjë ka mbështetur çeljen e negociatave.

“Kam qenë gjithmonë i mendimit se BE duhet të çelë negociatat dhe nuk e kam ndryshuar mendjen dhe vazhdoj të jem i të njëjtit mendim. Vendi juaj duhet të trajtohet ashtu si trajtohen vendet e tjera të rajonit… Nuk mund të ketë Europë stabël pa integrimin e Ballkanit në BE. Kjo do të thotë që askush nuk po i bën ndokujt ndonjë nder.”