MENU
klinika

Tifozët e Realit nuk do ta presin aspak mirë

Befason Perez: Barcelona është ekipi më i mirë në Spanjë!

10.09.2019 - 18:54

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka habitur të gjithë tifozët madrilen.

Ai ka thënë se Barcelona është ekipi më i mirë në Spanjë.

Një fjali e tillë nuk vjen për ekipin e meshkujve, por për ekipin e femrave që u mposht 9-1 nga katalanasit.

Madrilenët kanë formuar këtë sezon ekipin e femrave, pasi kanë blerë CD Tacón, por ende janë shumë larg nivelit të emrit të madh të Realit.

“Nëse partnerët janë dakord ne do të vazhdojmë të ndërtojmë ekipin e femrave, pasi ka pasur shumë kërkesa. Humbja e thellë me Barcelonën? Të mos harrojmë se po luanim me ekipin më të mirë në Spanjë dhe ne jemi një skuadër e ndërtuar rishtas”, – tha Perez.

Në fakt, numri një i klubit nuk është i saktë, pasi kampionatin sezonin e kaluar e fitoi Atletico.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zidane 'i akuzuari kryesor'

8 gabimet e Real Madridit këtë verë