13.09.2019 - 18:19
Dita e sotme e punes ka rezultuar fatale per 32-vjeçarin, në Theth të Shkodres.
Mësohet se i riu, i identifikuar si Arjan Curri, 32-vjeç, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Bëhet e ditur se 32-vjeçari ishte duke shkarkuar tulla, por telat e korentit kanë prekur një pjesë të kamionit, duke i marrë jetën shoferit.
Policia e sqaron se ngjarja ka ndodhur në afersi te qendrës së Thethit duke mos dhënë detaje për aksidentin fatal; ndërkohë që po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes