MENU
klinika

E rëndë në Durrës

Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 55-vjeçari

06.09.2019 - 21:32

Një 55-vjeçar nga Durrësi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë,  ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Trenit.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.09.2019, në afërsi të Stacionit të Trenit, tek një parkim shtetasi B.I., 55 vjeç, banues në Durrës duke punuar ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.