MENU

Flakët rrezikojnë depon e uji

Bie zjarr në ‘mushkërinë’ e Elbasanit

16.09.2019 - 15:41

Një zjarr ka përfshirë zonën e Krastës në qytetin e Elbasanit.

Nga maja e malit të Krastës kanë dalë shtëllunga të mëdha tymi, ndërsa zjarri ka djegur disa pisha.

Ky zjarr dyshohet se është i qëllimshëm. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Krasta cilësohet ndryshe edhe si mushkëria e qytetit ndërsa, zjarri i rënë rrezikon edhe depon kryesore të ujit që furnizon qytetin.

Një zjarr tjetër ra ditën e djeshme në Samur të Elbasanit.

Ky zjarr u shua pas 5 orësh ndërhyrje nga toka. Po ashtu një zjarr i madh i rënë në Lurë dogji dy banesa të pabanuara