MENU
klinika

Problemet me Burokracinë

“Biznesi im” tek Bashkëqeverisja, zgjidhje pengesave administrative

19.09.2019 - 12:13

Kryeministri Edi Rama ftoi sot biznesin që të mos ngurrojë dhe të mos humbasë kohë, por t’i drejtohet platformës shqipëriaqeduam.al në rubrikën “Biznesi im” për çdo problem me burokracinë.

Kryeministri solli si shembull vizitat e njëpasnjëshme në biznese të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

Në detyrën e Mbrojtjes së Sipërmarrjes, Shalsi kryen çdo ditë vizita në biznese të të gjitha kategorive, për të dëgjuar opinionet e tyre dhe ofruar mbështetjen e qeverisë, përballë sfidave të tyre të rritjes e po ashtu, përballë pengesave administrative”, tha Rama.

Kryeministri tha se “Shalsi ka vizituar një pikë prodhimi paketash elektronike për impiantet e gazit për eksport, një ndërmarrje e re ekselence me 50 punonjës të specializuar, dhe ka përcjellë edhe mesazhin tonë aktual për biznesin, që t’i drejtohen rubrikës “Biznesi im””.