MENU
klinika

Kërkesat që kanë

Biznesmenët italianë protestë para ambasadës në Tiranë

03.09.2019 - 11:03

Biznesmenët italianë kanë dalë mëngjesin e kësaj të marte, 3 gusht, në protestë përpara ambasadës së tyre në kryeqytet.

Me pankarta në duar, por edhe vendosur në kangjellat anash rrugës, ata kanë qëndruar aty për disa minuta.

“Të braktisësh sipërmarrësit është e barabartë si të braktisësh Shqipërinë. Protestë kundër qeverisë dhe ambasadës së Italisë. Kërkojmë: Dëmshpërblim për dëmet që ka sjellë 1997, kurse profesionale dhe bashkëpunim me IADSA”, shprehen protestuesit.