MENU
klinika

Aksioni (Video)

Bllokohen 1.6 milionë litra gaz, u shmang akciza

27.09.2019 - 11:58

Në vijim të aksionit antiinformalitet janë bllokuar sot një sasi prej 1.6 milionë litra gaz. Videon me informacionin për këtë aksion e ka postuar edhe kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.

Mësohet se në këtë rast ishte shmangur pagesa e akcizës, ndërkohë që gazi kishte probleme dhe mangësi të parametrave cilësore dhe të dokumentacionit.

Inspektimi dhe më pas njoftimi për bllokimin është bërë nga drejtori i Doganave Arlind Gjokutaj.


“Subjekti është konstatuar me mangësi të parametrave cilësorë dhe të parametrave teknikë. Po kështu subjekti nuk ka paguar detyrimet e akcizës, ne vleren 350 mije ero”, deklaroi Gjokutaj.

“STOP INFORMALITETIT✋ – Teksa pasojat e tërmetit mbi familjet kanë zënë vendin qendror në vëmendjen e gjithë qeverisë, lufta kundër informalitetit s’ka ndalur asnjē çast!“- shkruan Rama ne faqen e vet ne FB.

Sipas Ramës, Vijon në terren puna e koordinuar e të gjitha strukturave dhe goditja ndaj abuzuesve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN